Ministrja Rozeta Hajdari mirëpriti në takim përshëndetës Shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë z. Rastislav Kostilnik
Prishtinë,
25/06/2024
Me mirënjohje për bashkëpunimin e mirë, me synim rritjen e shkëmbimeve në mes Kosovës e Sllovakisë, Ministrja Hajdari dhe U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, z. Zef Dedaj, shpalosën mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e inovacionit në ndërmarrësi dhe zhvillimin e ekosistemit inovativ, në zhvillimin e parqeve industriale dhe parqeve teknologjike, në dixhitalizimin e bizneseve, si dhe në krijimin e lidhjeve në mes bizneseve kosovare e sllovake, me shumë potencial për thellim të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.
Z. Kostilnik, falënderoi Ministren Hajdari për bashkëpunimin konstruktiv dhe ofroi mundësitë e mbështetjes sllovake ndaj Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Programit SSE që ka për synim të ofrojë dhe të përcjellë (përmes vizitave studimore, dërgimit të ekspertëve, praktikave, tryezave dhe seminareve) ekspertizën, përvojën dhe rekomandimet sllovake nga reformat e sektorit publik në fusha të ndryshme.
Ministrja Hajdari dhe z. Kostilnik u përshëndetën me mirënjohje të ndërsjellë për bashkëpunimin e deritashëm me ç’rast Ministrja Hajdari i uroi suksese të reja z. Kostilnik pas përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë.