Ftesë Publike për emërimin e Trupave për Vlerësim të Konformitet për fushat specifike të metrologjisë ligjore - Tahograf dhe Taksimetra
Prishtinë,
22/08/2024
Njoftohen të gjitha palët e interesuara (Trupat për Vlerësimin e Konformitetit) se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, mbështetur në nenin 13, paragrafi 2, 3 dhe 4, dhe nenin 35 të Ligjit nr.06/L-037 për Metrologji, nenin 19, të Udhëzimit Administrativ(QRK) nr. 12/2018 për Mënyrën e Autorizimit të Trupave për Vlerësimin e Konformitetit, shpall Ftesë Publike për emërimin e trupave për vlerësimin e konformitetit për fushat e aplikueshme të metrologjisë ligjore, të mbuluara me:
- Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2024 për kërkesat tekniko-metrologjike për emërimin e trupave për vlerësim të konformitetit për fushat e specifike të metrologjisë ligjore – Shtojca 18 – verifikimi i taksimetrave.
- Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2024 për kërkesat tekniko-metrologjike për emërimin e trupave për vlerësim të konformitetit për fushat e specifike të metrologjisë ligjore – Shtojca 21 – verifikimi i tahografëve dhe kufizuesve të shpejtësisë.
Aktet e lartcekura ligjore mund t’i gjeni në web-faqe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kërkesa për emërim dhe dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Trupat për vlerësim të konformitetit për fushat e aplikueshme të metrologjisë ligjore, bazuar në nenin 13, paragrafi 3 dhe nenit 35, paragrafi 2, të Ligjit nr.06/L-037 për Metrologji, duhet të jenë të akredituara.
Tarifat e shërbimeve për kryerjen e vlerësimit të konformitetit - verifikimin e taksimetrave dhe tahografëve, duhet të jenë në pajtueshmëri me legjislacionin ne fuqi.
Ftesa Publike do të jetë e hapur 30 ditë kalendarike nga data e publikimit në mjetet e informimit.
Për çdo paqartësi, të gjithë operatorët ekonomikë që aplikojnë për emërim në kompetencën e fushave të lartcekura, mund të vijnë paraprakisht të konsultohen në Agjencinë e Metrologjisë për këshilla rreth kompletimit të dosjes para se lënda të dorëzohet në arkiv të MINT-it .
Adresa:
Ministria e Industrisë,Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës
Rr. Nezir Gashi, nr.40 Lagjia e Universitetit, 10000 Prishtinë
Nr. tel. i zyrës: 038 512 121/ 038 512 798