MARRËVESHJE E BASHKËPUNIMIT PËR PROJEKTIN PARKU INDUSTRIAL NË LIPJAN
Prishtinë,
29/08/2024
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj Rozeta Hajdari dhe Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Parkut Industrial në Qylagë - Lipjan.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), do të financojë projektin/kontratën “ Ndërtimi i Infrastrukturës fizike në Parkun Industrial në Lipjan, faza e V’’ brenda kufijve buxhetor të paraparë në harmoni me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Vlera e parashikuar e investimit për ndërtimin e infrastrukturës fizike të këtij parku faza e V (pestë) do të jetë deri në 2,672,554.61 euro për realizimin e kontratës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përgjatë viteve 2022-2023 ka ndarë mjete financiare dhe ka investuar në këtë park industrial në shumë prej 600,000 euro, gjersa me këtë marrëveshje trevjeçare (2024-2026) parashihet një investim në vlerë totale prej 2,672,554.61 euro, ku nga kjo vlerë MINT do të financoj 2,000,000 euro, ndërsa Komuna e Lipjanit do të financoj 672,554.61 euro, për vitet 2024-2026.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me angazhim maksimal po vazhdon të ndërtojë dhe të sjellë në mirëfunksionim të plotë Parqet Industriale dhe Teknologjike në vendin tonë.