FTESË PUBLIKE
Prishtinë,
01/10/2024
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim të themelimit për herë të parë të skemës së akreditimit për certifikim të produkteve, organizon trajnim me ekspertë nga Bashkimi Evropian (BE).
Ftojmë të gjithë të interesuarit (TVK potenciale) që planifikojnë të aplikojnë për akreditim në certifikimin e produkteve, të marrin pjesë në trajnim për standardin ISO/IEC 17065:2012. Ky standard përcakton kërkesat për Trupa për Vlerësim Konformiteti (TVK), të cilat certifikojnë produkte, procese dhe shërbime. Ky trajnim do të na ndihmojë të kuptojmë kërkesat dhe proceset që trupat duhet të ndjekin për të certifikuar produkte, shërbime dhe procese.
Trajnimi mbahet më datat 14-15.10.2024, dhe pjesëmarrja është e obligueshme në të dyja ditët.
Të interesuarit, ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen deri më datën 04.10.2024, në orën 12:00, në emailin: info.dak@rks-gov.net.
Pas konfirmimit, pjesëmarrësve do t’u dërgohen informacionet për vendin e mbajtjes së trajnimit, si dhe materialet relevante.