Ministrja Hajdari mirëpriti në takim z. Craig Kim, Zyrtar për Çështje Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë
Prishtinë,
15/10/2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari mirëpriti në takim z. Craig Kim, Zyrtar për Çështje Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në postin e tij të ri.
Biseda u fokusua kryesisht në çështjet tregtare dhe zhvillimin e sektorit privat, me ç’rast Ministrja Hajdari e njoftoi me progresin e arritur në hartimin dhe miratimin e politikave për zhvillim industrial, turizmin e qëndrueshëm dhe për proceset e hartimit të Politikës Tregtare dhe për Investime tē Përgjegjshme dhe të Qëndrueshme në vendin tonë.
Ministrja Hajdari poashtu e njoftoi z. Kim edhe me strukturën organizative të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe për programet tjera të hartuara nga MINT, që të gjitha me qëllim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes të drejtë, të adaptueshëm dhe konkurrues, me synim përmirësimin e bilancit tregtar.
Ministrja poashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Ambasadës së SHBA-së për Kosovën.
Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen,, në fusha të ndryshme ekonomike, me theks në rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.