MINT përmes organizimit nga Agjencia Kosovare e Standardizimit shënoi Ditën Botërore të Standardeve me temën: “Vizioni i përbashkët për një botë më të mirë”
Prishtinë,
21/10/2024
Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja Rozeta Hajdari theksoi rolin e standardeve në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe inovative, si dhe rëndësinë e standardizimit për rritjen e konkurrencës në tregun e Kosovës.
Ajo tha se standardizimi nuk është vetëm një proces teknik, por një mjet thelbësor për të garantuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e produkteve dhe shërbimeve që përdorim çdo ditë, duke shtuar se luan një rol vendimtar në nxitjen e inovacionit, lehtësimin e tregtisë dhe përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ndërkaq, zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Standardizimit, znj. Qefsere Ajeti, foli mbi arritjet e Agjencisë së Standardizimit dhe planet për të ardhmen e afërt.
Çështje kyçe të standardizimit u diskutuan edhe në panelin e përbërë nga akterë të fushave të ndryshme, ku u trajtuan dhe ofruan informacione të vlefshme mbi rëndësinë e vetëdijesimit, politikat dhe instrumentet mbështetëse për bizneset, infrastrukturën e cilësisë, skemat e akreditimit, eurocodet, përfitimet për bizneset dhe Strategjinë Industriale e Turizmin.
Diskutimi me audiencën shfaqi një interesim të lartë nga pjesëmarrësit, duke krijuar mundësi për shkëmbim informacioni në fushën e standardizimit.
Në përfundim të ngjarjes, u shpërndanë mirënjohje për të gjithë anëtarët e komiteteve për punën e tyre vullnetare në procesin e standardizimit.