Lajme

Ministrja Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në shënimin e ditëve kombëtare të Austrisë dhe Çekisë, të organizuara nga ambasadat e tyre ne Prishtinë

Prishtinë, 30/10/2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë javën e kaluar në pritjet e organizuara nga Ambasada e Austrisë dhe Ambasada e Çekisë, me rastin e shënimit të Ditëve Kombëtare të këtyre dy vendeve mike.

Në pritjet e organizuara nga Ambasada e Austrisë dhe ajo e Çekisë, Ministrja Hajdari u bashkua me Kryeministrin Kurti dhe përfaqësuesit e tjerë institucional, në shprehjen e urimeve të përzemërta për popujt dhe Qeveritë Austriake e Çeke, duke theksuar miqësinë dhe partneritetin që i lidh vendet tona.