Lajme

Për herë të parë, Kosova po nis një proces politikbërës drejt hartimit të Strategjisë Kombëtare të Investimeve

Prishtinë, 01/11/2024

Ministrja Rozeta Hajdari takoi sot grupin punues ndërministror i udhëhequr nga MINT, për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Investimeve. Me përshëndetje dhe falënderime për punën e tyre të palodhur në hartimin e një strategjie solide të investimeve kombëtare dhe të huaja në Kosovë, Ministrja Hajdari ofroi mbështetjen e saj të plotë, duke i motivuar anëtarët e grupit me vlerësimin e lartë të këtij procesi politikbërës për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Përmes kësaj strategjie synohet tërheqja dhe orientimi i investimeve të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në harmoni me objektivat kombëtare dhe sektorët strategjikë për zhvillim dhe integrim.

Kjo strategji do të luajë një rol kyç në krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për investitorët, duke përmirësuar konkurrueshmërinë e Kosovës dhe duke kontribuar në rritjen socio-ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë të vendit tonë.