Lajme

Njoftim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

Prishtinë, 29/11/2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sqaron se Komiteti i Auditimit është themeluar dhe aktualisht funksionon në përputhje të plotë me legjislacionin dhe standardet për qeverisje të mirë. Pas përfundimit të mandatit të Komitetit të mëparshëm, ministria ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për themelimin e Komitetit të ri, duke siguruar vazhdimësinë e mbikëqyrjes dhe forcimin e kontrolleve të brendshme.

MINT mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, integritetit dhe llogaridhënies, duke siguruar që të gjitha proceset dhe veprimet e saj të jenë në përputhje me standardet më të larta të qeverisjes së mirë.