Lajme

Ftesë për biznese!

Prishtinë, 02/12/2024

Me qëllim të promovimit të kompanive kosovare në gjetjen e tregjeve të huaja dhe rritjes se gamës së produkteve për eksport, si dhe tërheqjes së investimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse, fton bizneset vendore për pjesëmarrje në forumin ekonomik që do të mbahet me 13 Dhjetor 2024 në Zagreb, ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Synimi i këtij forumi është thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe për të krijuar lidhje në mes ndërmarrjeve kosovare dhe atyre kroate, për të hapur mundësi të reja për rritje të bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe eksporteve.

Bizneset vendore të ftuara për pjesëmarrje në forum, janë nga sektorët si në vijim:

● Industria e Energjisë

● Industria e Transportit (transporti hekurudhor)

● Industria Metalike

● Industria Jo-Metalike

● Industria e Drurit

● Industria e Ushqimit dhe Pijeve

● Industria e Tekstilit

● Industria e Plastikës

● Industria Kimike

● Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK – ICT)

Për të qenë pjesë e forumit ekonomik dhe takimeve B2B, bizneset duhet dorëzuar dokumentet si në vijim:

1. Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të biznesit;

2. Dëshminë që biznesi është i regjistruar në Republikën e Kosovës;

3. Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të biznesit

4. Deklaratën nën betim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 05.12.2024, ora 00:00, në adresën e-mail: invest.kiesa@rks-gov.net