Lajme

Ministrja Hajdari në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, mori pjesë në një ngjarje shumë domethënëse të organizuar nga Fondacioni “Golden Eagle”

Prishtinë, 03/12/2024

“Personat me aftësi të kufizuar janë një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e shoqërisë sonë. Ata na mësojnë se fuqia nuk matet me pengesat që hasim, por me mënyrën si i tejkalojmë ato. Kjo u deshmua sot, me ekspozitën e mrekullueshme të tyre, ku patëm mundësinë të shohim përtej paragjykimeve dhe kufizimeve, duke vlerësuar lartë krijimtarinë dhe shpirtin e jashtëzakonshëm të këtyre 10 artistëve të shoqërisë sonë”, tha ministrja Hajdari.

Arti i tyre i prezantuar më shumë përkushtim e kreativitet dhe shpërblimet që i morën ishin pikat kryesore të ngjarjes, duke dëshmuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur dhe promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Përmes politikave të qëndrueshme që trajtojnë çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), me angazhim të sektorit publik e privat, si dhe instrumenteve mbështetëse për bizneset dhe organizatat, ne po krijojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secili ka mundësinë të kontribuojë dhe të shkëlqejë.

Ministrja tha se puna e shkëlqyer e Fondacionit Golden Eagle e udhëzuar nga parimet ESG, është shembull frymëzimi për kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe model për t’u ndjekur edhe në operacionet dhe strategjinë e ndërmarrjeve tjera në Kosovë.

Iniciativa e Fondacionit Golden Eagle me punesim të 10 personave me aftësi të kufizuara në fabrikën Freesia, dhe me projekte tjera ambicioze në vazhdim, dëshmon qartë se gjithëpërfshirja dhe mundësia për të kontribuar janë të realizueshme për të gjithë.

Le të jetë kjo ditë një thirrje për reflektim dhe veprim – një mundësi për të nderuar talentin, guximin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm të shumë artistëve në shoqërinë tonë!