Lajme

Ministrja Hajdari ka përgëzuar ndërmarrësit vendor që po e prezantojnë Kosovën gjithnjë më mirë dhe denjësisht në arenën ndërkombëtare

Prishtinë, 04/12/2024

Ministrja Hajdari ka theksuar se nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes mbështetjes financiare nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), vetëm gjatë 3 javëve të fundit, u mundësua pjesëmarrja e 22 kompanive vendore në 3 panaire të ndryshme botërore:

‘’WEB SUMMIT’’ LISBONË, PORTUGALI

Në ‘’Web Summit’’ që bashkon njerëzit dhe kompanitë që ripërcaktojnë industrinë botërore të teknologjisë, gjatë ditëve 10 - 13 nëntor 2024, mundësuam pjesëmarrjen e 9 kompanive vendore të industrisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK): Mikkena Global J.S.C., Innovation Academy Sh.P.K, Quantix L.L.C, Stree L.L.C, Tretek Sh.P.K, Global CT Digital Kosovo Sh.P.K, IT Outsourcing Sh.P.K, Terra Agency dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji.

Këto kompani promovuan produktet e shërbimet që i ofrojnë në fushën TIK dhe njëherësh zhvilluan kontakte me pjesëmarrës dhe partnerë potencial, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së eksportit të shërbimeve TIK në tregun botëror.

Në mesin e shumë vizitorëve, pavijoni i Kosovës me kompanitë pjesëmarrëse, u vizitua nga znj. Edona Maloku-Bërdyna, Ambasadore e Kosovës në Portugali dhe nga znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj ngjarje në Lisbonë, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga u.d drejtori Zef Dedaj dhe zyrtarë të lartë të agjencisë KIESA, morën pjesë edhe në ngjarjen “Corporate Innovation Summit” në Akademinë e Shkencave, me prezantim të zhvillimeve të fundit industrisë vendore TIK në rritje rekord dhe përparësitë për investime që ofron vendi ynë.

https://about.websummit.com/

‘’SLUSH 2024” HELSINKI, FINLANDË 

Në ‘’ SLUSH 2024” që pret çdo vit ngjarjen kryesore të startup-eve në botë duke bashkuar një turmë të kuruar startup-esh evropiane, investitorë të klasit botëror dhe gazetarë të teknologjisë, që kërkojnë të ndërtojnë një botë më të mirë përmes ndërmarrësisë, gjatë ditëve 20 - 21 nëntor 2024, mundësuam pjesëmarrjen e 8 kompanive vendore të industrisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK): Tenton, Banaku, Astech, Appbites, Tretek, XY Cyber, KehaRing dhe Connected Inventions.

Pavijoni i Kosovës me këto kompani pjesëmarrëse, promovoi produktet dhe shërbimet e industrisë TIK para audiencës ndërkombëtare të profesionistëve dhe investitorëve.

Ky panair ishte platforma ideale për ndërmarrjet kosovare që të forcojnë pozicionin e tyre në tregjet ndërkombëtare dhe të krijojnë lidhje të reja biznesore.

Gjatë kësaj ngjarje në Helsinki, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zyrtarë të lartë të agjencisë KIESA, zhvilloi edhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë finlandeze, përkatësisht me znj. Inkeri Virtanen-Abernethy, Udhëheqëse për Ballkanin Perëndimor, me të cilën diskutuan për potencialin dhe përparësitë konkurruese të Kosovës, si një destinacion atraktiv për investime të huaja, për zhvillimet e fundit të industrisë së TIK me rritje rekorde të shërbimeve për eksport, si dhe për atraksionet turistike të vendit.

https://slush.org/

“TRAVEL NEWS MARKET”, STOCKHOLM, SUEDI 

Në “Travel News Market” si një ndër ngjarjet më të njohura të industrisë së turizmit në Suedi, duke bashkuar në qendrën “Stockholm Waterfront Congress” furnizuesit ndërkombëtarë të udhëtimit me tregun skandinav jashtë vendit, më 2 dhjetor 2024, në partneritet me projektin FEGO, mundësuam pjesëmarrjen e 5 kompanive vendore të industrisë së turizmit: Balkan Destination, Balkan Natural Adventure, Lynx Freeride L.L.C, SuperXplorers Kosovo dhe Butterfly Outdoor Adventure.

Këto kompani promovuan produktet dhe aktraksionet e turizmit natyror dhe kulturor, me një trashëgimi të pasur të vendit tonë.

Në hapjen e kësaj ngjarjeje mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, znj. Shkendije Geci Sherifi, e cila përgëzoi kompanitë kosovare për përfaqësimin e denjë dhe përkushtimin e tyre për promovimin e turizmit kosovar në një treg ndërkombëtar kaq të rëndësishëm.

https://travelnewsmarket.se/Exhibit.html

Prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes këtij angazhim të përbashkët me akterët e sektorit privat, të përzgjedhur përmes kritereve të përcaktuara në 3 thirrjet publike përkatëse, me mbështetje nga Ministria e ndustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dëshmon edhe njëherë angazhimin tonë me përkushtim, për zhvillim e ndërkombtarizim të industrisë vendore dhe duke u ntegruar në zinxhirin botëror të vlerës, u shpreh Ministrja Hajdari ndër të tjera.