Ftohen të gjitha ndërmarrjet dhe start-upet vendore të bashkohen në webinar
Prishtinë,
04/12/2024
Ftohen të gjitha ndërmarrjet dhe start-upet vendore të bashkohen në webinarin që do të mbahet nesër, për informim rreth mundësive për të përfituar nga fondet mbështetëse të Qeverisë së Luksemburgut ndaj sektorit privat në Kosovë. Këto fonde janë veçanërisht të rëndësishme për bizneset që kërkojnë kapital për të përshpejtuar zgjidhjet e tyre përmes inovacionit:
LuxAid Challenge Fund" për start-upet e regjistruara nga 1 qershori 2020 deri më 1 janar 2024
• "LuxAid Demonstration Fund" për ndërmarrjet e regjistruara para 1 nëntorit 2019
Mundësia e fundit për aplikim është 24 janar 2025.
Webinari mbahet nesër, më 5 dhjetor, në ora 10:00.
Regjistrohuni këtu: https://tinyurl.com/LCFLDFWebinar
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar: https://www.luxaidbusiness4impact.lu/opencall-kosovo
Info shtesë rreth mundësive për dy fondet në fjalë:
‘’LuxAid Challenge Fund’’
• I ka në target bizneset inovative dhe me ndikim të lartë, të cilat ofrojnë zgjidhje për sfida specifike të zhvillimit.
• Siguron grante bashkëfinancimi deri në 70% të kostove të projekteve, deri në 120,000 EUR për projekt.
• Ofron mbështetje shtesë jofinanciare, duke përfshirë monitorimin dhe matjen e ndikimit.
• Mbështet projekte të shumta deri në vitin 2026, duke nxitur qasje inovative ndaj sfidave shoqërore.
‘’LuxAid Demonstration Fund’’
• Përqendrohet në rritjen e zgjidhjeve të provuara dhe inovative në Kosovë, Senegal dhe Ruanda.
• Siguron grante bashkëfinancimi deri në 50% të kostove të projekteve, deri në 350,000 EUR për projekt.
• I ka në target projektet që janë testuar me sukses në një shkallë më të vogël.
Të dyja këto fonde paraqesin një mundësi unike për sektorin privat të Kosovës për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të kontribuar në përshpejtimin e arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).