Ministrja Hajdari mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Finlandës
Prishtinë,
07/12/2024
"Ditën e Pavarësisë së Finlandës, 6 dhjetor, e shënuam si një ngjarje të veçantë për të festuar miqësinë dhe bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm në mes Kosovës dhe Finlandës", tha Ministrja Hajdari.
Në këtë pritje finlandeze të mysafirëve, Ministrja Hajdari shprehu urimet dhe mirënjohjen Ambasadorit Matti Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik Finlandës, në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe përmes programeve bashkëpunuese finlandeze për zhvillim të arsimit special, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave, mirëqenien sociale dhe qeverisjen e mirë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bashëpunim të afërt me Ambasadën e Finlandës në Kosovë, me ndikim të mirë në rritjen e shkëmbimeve institucionale në mes dy vendeve dhe në krijimin e lidhjeve dhe rrjetëzimit në mes bizneseve kosovare dhe finlandeze në fushën e investimeve, tregtisë, inovacionit dhe turizmit.
Pas vizitës së shumë bizneseve finlandeze në Kosovë, së fundmi gjatë ditëve 20 - 21 nëntor 2024, përmes agjencisë KIESA mundësuam pjesëmarrjen e 8 bizneseve vendore të industrisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në ‘’ SLUSH 2024” në Helsniki, si ngjarje kryesore e startup-eve në botë, investitorëve të klasit botëror dhe gazetarëve të teknologjisë.
Dhe me shumë, në bashkëpunim dhe organizime me Ambasadën e Finlandës në Kosovë, po vazhdojmë me ngjarje të rrjetëzimit për promovimin e turizmit dhe inovacionit të Kosovës dhe Finlandës.
Gjithmonë mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e shtetit mik Finlandës!