Ministrja Hajdari u bashkua në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit për zhvillim në mes Kosovës dhe Gjermanisë
Prishtinë,
07/12/2024
Për të festuar partneritetin dhe miqësinë e vertetë në mes Kosovës dhe Gjermanisë, me shumë mirënjohje dhe falënderime Ministrja Hajdari përshendeti Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde së bashku me Shefin e Bashkëpunimit Gjerman Daniel Alker dhe Drejtorin e GIZ David Oberhuber.
Bashkëpunimi zhvillimor gjerman me Kosovën, filloi menjëherë pas përfundimit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999.
Gjermania si një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh në fushën e bashkëpunimit për zhvillim, vazhdon me programe dhe projekte me ndikim për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim Euro- Atlantik. Kjo mbështetje përfshin projektet për zhvillim të arsimit e trajnimit teknik dhe profesional, zhvillim të sektorit privat, energji të rinovueshme dhe efikasitet të energjisë, zhvillim të qëndrueshëm urban dhe për shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse në vendin tonë.
Gjermania mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës, edhe në fushën e tregtisë dhe rritjes së investimeve nga bizneset gjermane dhe diaspora jonë.