Lajme

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari priti në takim delegacionin e investitorëve nga Izraeli

Prishtinë, 19/12/2024

Pas takimit të parë që e zhvilluan në fillim të këtij viti me afaristin e suksesshëm dhe filantropistin e mirënjohur Eyal Moshe Waldman, dje në takim ishin edhe afaristët Tomer Louis Goren, Tal Jacob Chotiner, Mandy Mimon Schestowitz, Israel Baruch Ziv dhe Reuven Shaibel, me bizneset e tyre në shumë vende të botës, e tani me zotim për investime edhe në Kosovë.

Në takim u bashkuan edhe Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, dhe z. Zef Dedaj, U.D Drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku diskutuan për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe lehtësirat për hapjen e një fabrike për distilim të uiskit, një fabrike për prodhim tё pajisjeve elektronike dhe investimin në energjinë e gjelbërt. MINT/ KIESA do të kujdeset për gjetjen e pronave publike mbrenda parqeve industriale në ndërtim e sipër dhe pronat tjera publike, për realizimin e këtyre tri projekteve në tre sektorë të industrisë prodhuese.

Angazhimi i z. Waldman është një kontribut shumë i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të Kosovës, si një destinacion tërheqës për Investimeve të Huaja Direkte, vuri në theks Ministrja Hajdari.

Në diskutimet e frytshme, me synimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, z. Waldman me përvojën e tij në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, shprehu besimin e plotë në potencialin ekonomik të Kosovës dhe tregoi synimin e tij për të qenë një investitor aktiv me investime edhe në sektorë tjerë industrial.

Në vazhdim, me organizim nga MINT/ KIESA, delegacioni izrael zhvilloi takime të rëndësishme me ndërmarrjet vendore në sektorët e makinerisë dhe pajisjeve elektronike, për distilim të uiskit, dhe investimin në energjinë e gjelbërt, duke u njohur për së afërmi me ndërmarrësitë vendor dhe mundësitë e lidhjes se partneritetit te bizneseve kosovare – izraele.

Kjo dëshmon edhe njëherë, që tashmë Kosova me potencialin ekonomik dhe demokratik, po njihet ndërkombëtarisht, si vend i sigurtë për tërheqjen e investimeve dhe të bërit biznes.

Raporti i fundit nga FDI Intelligence, mbështetur nga Financial Times, e rendit Kosovën në vendin e 2-të në Evropën në zhvillim, dhe të 5-të në botë, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte.

OECD raporti i fundit ‘’Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Një perspektivë e politikave 2024’’thekson se, Kosova ka bërë përparime të dukshme që nga viti 2021, duke përparuar pozitivisht në 12 nga 15 dimensionet e politikave, dhe duke e tejkaluar mesataren e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor (BB6) në pesë dimensione të politikave, veqanërisht në fushën e politikave dhe promovimit të investimeve dhe fusha të tjera, gjersa pozicionohet si lider rajonal në politikat tregtare.