Lajme

KIESA dhe Agjencia e Vjenës për Biznes nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 16/01/2025

Në një ceremoni të mbajtur dje në Vjenë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencia e Vjenës për Biznes (VBA), kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) për të forcuar bashkëpunimin në mes tyre.

Ky Memorandum vjen si iniciativë e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, gjatë vizitës së saj në Vjenë në shkurt të vitit të kaluar, vizitë kjo e mundësuar nga projekti EnInGeP.

Memorandumi synon shkëmbimin e ekspertizës, trajnimeve dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e njohurive profesionale.

Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke i mundësuar KIESA-s të përfitojë nga ekspertiza ndërkombëtare për zhvillimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë.