Ministrja Hajdari ishte në vizitë te ndërmarrja Unicron në Pejë
Prishtinë,
28/01/2025
Unicron është e specializuar në fushën e konstruksioneve prej çeliku dhe ofron shërbime që përfshijnë projektimin, fabrikimin dhe ngritjen e strukturave të çelikut.
Ministrja Hajdari në bashkëbisedim të afërt me vëllezërit e vyer Arbër dhe Ardian Morina, reflektuan për traditën e trashëguar të ndërmarrësisë dhe potencialin e rritjes së eksporteve, përmes promovimit në panairet ndërkombëtare dhe avancimit të teknologjisë për rritjen e cilësisë dhe inovacionit të produkteve me vlerë për tregun ndërkombëtar.
Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e Unicron për programet dhe skemat e reja të granteve, programet e garantimit të kredisë dhe programet e marrëveshjeve ndërkombëtare për mbështetjen ndaj ndërmarrjeve 'start up', mikro, të vogla dhe të mesme, rritjen e konkurrencës dhe lehtësimin e tregtisë.
Përkushtimi i ndërmarrësve të vyer vendor dhe qeverisja e mirë, janë shtytësit kryesor dhe garancion për zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë, tha ndër të tjera Ministrja Hajdari.