Lajme

Drejtori i DAK vizitë zyrtare në UKAS

Prishtinë, 03/03/2025

Gjatë kësaj jave, me ftesë të Agjencisë për Akreditim të Mbretërisë së Bashkuar/United Kingdom Accreditation Services – UKAS, z. Irfan Lipovica, në cilësinë e UD Drejtorit të Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK), zhvilloi një vizitë zyrtare në zyret e UKAS në Londër.

 

Në takim, z. Lipovica u prit nga z. Rob Bettinson, Drejtor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UKAS, dhe z. Kevin Belson, Menaxher Teknik në UKAS. Një pjesë tjetër e stafit të DAK-ut u kyç virtualisht në takim për të mësuar nga përvoja e UKAS në procesin e akreditimit.

Gjatë kësaj vizite, z. Lipovica u prit gjithashtu në një takim pune nga Departamenti për Tregti dhe Biznes i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.