MINT/KIESA mbështet Panairin e Turizmit dhe Sportit në Prishtinë
Prishtinë,
16/04/2025
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur Panairin e Turizmit dhe Sportit, i cili po zhvillohet nga data 15 deri më 16 prill 2025 në Prishtinë.
Panairi ofron mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialit turistik dhe sportiv të Kosovës, si dhe për fuqizimin e ndërmarrjeve vendëse që operojnë në këta sektorë.
Në panair morën pjesë përfaqësues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe rajonit, operatorë turistikë, si dhe biznese nga sektori i hotelierisë dhe gastronomisë.
Gjatë kësaj ngjarje, përfaqësuesit e MINT/KIESA-s morën pjesë në panelet e diskutimit, ku u trajtuan tema kyçe për zhvillimin e sektorit të turizmit, përfshirë: “Turizmi në Kosovë – Strategji për një Zhvillim të Qëndrueshëm” dhe “Rëndësia e Transformimit Digjital në Sektorin e Hotelierisë”.
Panairi i Turizmit dhe Sportit është organizuar nga CEO – Congress & Event Organization.