Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministrja e MINT, znj Rozeta Hajdari, në hapjen e panairit AGROKOS & AGROTURIZËM 2025
Prishtinë,
29/05/2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj Rozeta Hajdari, shënuan hapjen e edicionit të 25 të panairit AGROKOS & AGROTURIZËM 2025, organizuar nga kompania CEO dhe me përkrahje financiare në vlerë prej 26,000 euro nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), në kuadër të Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Përgjatë këtyre ditëve 27 – 28 maj, në këtë panair po marrin pjesë dhjetëra biznese nga Kosova dhe rajoni, të cilat synojnë rritje përmes bashkëpunimit, prezantimit të produkteve me vlerë dhe risive teknologjike nga zhvillimet më të fundit në industrinë e përpunimit të ushqimit, prodhimit të pijeve, si dhe në sektorin më të gjerë të industrisë së mikpritjes - shërbimet e akomodimit dhe gastronomisë.
Duke njohur punën me përkushtim dhe suksesin e ndërmarrësve vendor, gjatë këtij mandati qeverisës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën udhëheqjen e ministres Hajdari, ka sjellur politika të shëndosha për zhvillimin e industrisë, reforma të guximshme për ambient të shëndoshë për të bërit biznes të drejtë e konkurrues dhe mbështetje të shumëfishuar financiare për bizneset vendore.
Mbështetja nga agjencia KIESA, gjatë tri viteve të fundit, mundësoi pjesëmarrjen e rreth 500 bizneseve në promovimin e produkteve vendore në 54 panaire ndërkombëtare, prej tyre 33 panaire të industrisë së ushqimit dhe pijeve.'theksoi Ministrja Hajdari.
Në fjalën e saj, Ministrja Hajdari theksoi se krijimi i lidhjeve midis investitorëve dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla të mesme dhe ndërmarrjeve ‘’start up’’ me shumë potencial të pashpalosur dhe shumë ide kreative, që presin të bëhen realitet, është është një investim për të ardhmen e ndritur të Kosovës''
Ministrja Hajdari inkurajoj të gjithë ndërmarrësit vendor, që të marrin pjesë në sa më shumë panaire vendore e ndërkombëtare, të krijojnë lidhje me biznese dhe investitorë nga diaspora dhe të huaj, si një rrugë efektive për forcimin e aftësive konkurruese, për transferimin e inovacionit në prodhimin e produkteve vendore me vlerë dhe përshpejtimin e integrimit të tyre në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.