Një sukses i radhës - rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
Prishtinë,
04/06/2025
Ministrja në detyrë Znj. Rozeta Hajdari me këshilltaren znj. Rina Zeneli dhe U.d i Drejtorit të KIESA z. Zef Dedaj, mirëpritën z. Michael Wolf, pronarin e kompanisë gjermane Wolf Bavaria GmbH, së bashku me bashkëpuntorët e tij nga diaspora, zotërinjtë Blerim Dervari, Labinot Thaqi dhe Dionis Dujaka.
Wolf Bavaria GmbH është një kompani e njohur me seli në Heilsbronn, Gjermani, e cila që nga viti 2004 zhvillon dhe shet zgjidhje inovative në fushën e ndërtimit të thatë (Trockenbau), izolimit të zërit dhe ngrohjes në dysheme. Kompania ka mbi 100 të punësuar në të gjithë botën dhe i kushton rëndësi të veçantë produkteve të qëndrueshme, siç janë pllakat për izolim të zërit ‘’PhoneStar“ të cilat prodhohen nga materiale natyrore dhe ofrojnë izolim të shkëlqyeshëm ndaj zhurmës ajrore dhe asaj të hapave. Baza e të gjitha aktiviteteve të Wolf Bavaria GmbH është përdorimi i lëndëve të para natyrore dhe të qëndrueshme me origjinë vendore, si dhe zhvillimi i sistemeve që mund të çmontohen.
Z. Michael Wolf prezantoi planin e investimit mbi 10 milion, për fillimin e prodhimit të Wolf Bavaria në Kosovë, si vend strategjik i përzgjedhur për rritjen e besueshmërisë për investime të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, për uljen e kostos së lëndës së parë të prodhimit për 30%, si dhe për rritjen e eksporteve nga tregu vendor në Evropë, Amerikë, Kanadë, Japoni dhe Zelandë e Re.
Gjer në vitin 2027, Wolf Bavaria do të punësoj 200 punëtorë në Kosovë, sipas standardeve gjermane.
Z. Michael Wolf u njoftua për potencialin dhe përparësitë për investime në Kosovë, së bashku me progresin e arritur në reformat për të bërit biznes të drejtë dhe konkurrues dhe reformat për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në vendin tonë.
Z. Wolf në shoqërim me zyrtarët e KIESA/MINT, vazhduan për vizitë në parqet industriale tani në funksion, për shfrytëzim nga investitorët vendor e ndërkombëtarë.
Ministrja Hajdari shprehu mirënjohje dhe falëndërim për diasporën tonë në Gjermani, për angazhimin e vazhdueshëm në krijimin e lidhjeve të biznesit, për sjelljen e njohurisë dhe investimeve financiare në industrinë e vendit tonë!
MINT gjithmonë në mbështetje të investitorëve vendor e ndërkombëtarë!