Lajme

Ministrja Hajdari mori pjesë në Takimin e Komitetit të Përbashkët të CEFTAs, në Prishtinë, me kryesim nga Kosova përmes MINT

Prishtinë, 03/12/2025

Në kuadër të Javës së CEFTA-s me temën ‘’Tregtojmë së bashku, drejt Evropës’’, Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mori pjesë në Takiminin e Komitetit të Përbashkët të CEFTAs, në Prishtinë, me kryesim nga Kosova përmes MINT, dhe pjesëmarrjen e të gjitha Palëve të CEFTA-s, si dhe përfaqësuesve nga DG ENEST të Komisionit Evropian.

Ky Takimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTAs, rezultoi me miratimin e 4 vendimeve të rëndësishme për avancimin në lehtësimin e tregtisë së lirë të mallrave dhe shërbimeve duke u siguruar që, me burimet dhe mjetet e duhura, të mbështeten administratat doganore dhe institucionet përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut, në përmirësimin e sigurisë, rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke minimizuar rreziqet.

Vendimet e miratuara sot, janë si në vijim:

Vendimi 8/2025 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, që ndryshon Vendimin 1/2025 mbi Programet për Njohjen Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (AEO).

Vendimi 9/2025 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, që ndryshon Vendimin 1/2015 mbi krijimin e organeve të CEFTA-s;

Vendimi 10/2025 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore mbi Bashkëpunimin Dixhital;

Rekomandimi 1/2025 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore mbi Strategjinë e Menaxhimit të Rrezikut Doganor të CEFTA-s 2025-2028.

Këto vendime rikonfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të avancuar Tregun e Përbashkët Rajonal, drejt integrimit në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian.

Ministrja Hajdari falënderoi të gjitha Palët e CEFTA-s për kontributin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e Programit të Punës së Komitetit të Përbashkët të CEFTAs për vitin 2025, me kryesim nga Kosova.

“Mirëpres dhe shpreh mirënjohen ndaj mesazheve të përcjella nga Komisioni Europian në lidhje me njohjen reciproke të dokumenteve dhe marrëveshjeve. Si Kryesuese e Komitetit të Përbashkët të CEFTAs për vitin 2025, inkurajojë që të vazhdohet me këtë mënyrë të angazhimit, me synim që bashkëpunimi rajonal të jetë funksional dhe të përshpejtohet integrimi në Bashkimin Evropian”, tha ministrja Hajdari.