Mimoza Kusari-Lila mori detyrën e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Prishtinë,
13/02/2026
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bë dorëzim-pranim nga ministrja e deritashme Rozeta Hajdari duke ia dorëzuar detyrën tashmë ministres Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë kësaj ceremonie, ministrja e deritashme Rozeta Hajdari bëri një përmbledhje të punëve dhe projekteve, që janë realizuar gjatë qeverisjes së saj katërvjeçare, duke përfshirë arritjet në sektorin e tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe fushave të tjera që mbulohen nga ministria.
Ndërkaq, ministrja Mimoza Kusari-Lila e falënderoi ministren e deritashme Rozeta Hajdari për angazhimin e saj gjatë kësaj periudhe dhe potencoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për zhvillimin e fushave që janë në kuadër të ministrisë.