Lajme

Ministrja Kusari-Lila mbajti takim me udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve të MINTI-t

Prishtinë, 16/02/2026

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, mbajti takim me udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve, që veprojnë në kuadër të ministrisë.

Ministrja shpalosi politikat që do t’i zhvillojë edhe më shumë fushat e industrisë, ndërmarrësisë, tregtisë dhe inovacionit, si dhe fushat tjera që janë në kuadër të ministrisë. Fushë me interes të veçantë, ministrja Kusari-Lila e potencoi përkujdesjen e veçantë ndaj mbrojtjes së konsumatorit, që do ta ketë prioritet.

Ajo i informoi udhëheqëset/it se të gjitha planifikimet dhe nismat legjislative do të kenë rishikim të plotë për t’i përfshirë në planifikimet e reja, që janë në përshtatshmëri me nevojat kohës.

Po ashtu edhe udhëheqëset/it e agjencive dhe departamenteve e njoftuan ministren për politikat dhe projektet e tyre, që janë paraparë të realizohen sipas planeve të planifikuara. Udhëheqësit/et e njoftuan ministren edhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe vazhdojnë të ballafaqohen, e që koordinimi më i mirë i tyre në mes të gjithë akterëve të ministrisë do të ndikojë në eliminimin e barrierave. Angazhimi konkret në eliminimin e këtyre barrierave do të ketë ndikim konkret në zhvillimin e politikave të reja, që do të kenë ndikim në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit.

Ministrja Kusar-Lila theksoi se në veçanti  do të angazhohet maksimalisht për përcjelljen e trendëve të zhvillimeve të përgjithshme, që janë në interes të publikut.