Kusari-Lila priti ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı
Prishtinë,
26/02/2026
Ministrja Mimoza Kusari-Lila priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, së bashku me bashkëpunëtoret e tij nga Ambasada Turke.
Ajo u shpreh se me ambasadorin Angılı diskutuam për zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet dy vendeve, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional, me theks të veçantë në uljen e deficitit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, temë e këtij takimi ishte organizimi i Forumit të Dytë Ekonomik Kosovë–Turqi, i cili këtë vit do të mbahet në vendin tonë, duke krijuar mundësi të reja për lidhje biznesore dhe investime.
“Si Qeveri dhe si Ministri, do të punojmë intensivisht në zhvillimin e parqeve industriale dhe në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja, të cilat e shohin Kosovën si destinacion të volitshëm për investim”, ka theksuar ministrja.
Ajo shtoi se mbetemi të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me partnerët dhe përfaqësuesit e shteteve mike.