Ministrja e MINTI-t ka mirëpritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, znj. Anu Prattipati
Prishtinë,
27/02/2026
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësië, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila gjatë takimit me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ka theksuar se ka pasur kënaqësinë ta mirëpres atë në zyrën e saj.
“Mbështetja amerikane për zhvillimin ekonomik, forcimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit mbetet jetike për të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ministrja Kusari-Lila.
Ajo tha se me theks të veçantë u bisedua për tërheqjen e investimeve nga kompanitë amerikane në Kosovë, si dhe për nismen për organizimin e “American Business Day”, si një platformë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.
Po ashtu, një pjese të rëndësishme të diskutimit iu kushtua projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes, përfshirë strukturën dhe mekanizmat e paraparë në këtë legjislacion, të cilin po e zhvillojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, nën udhëheqjen e ministrit z. Ejup Maqedonci.
Ministrja ka potencuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më shumë se diplomaci - është një vizion i përbashkët për zhvillim, investime dhe mundësi të reja për ndërmarrësit tanë.
“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fortë mbetet garanci e rëndësishme për një të ardhme të sigurt dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, u shpreh ministrja.
Kosova vazhdon të ecë përpara, me partnerë të fuqishëm krah saj.