Ministrja Kusari-Lila ka pritur Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj
Prishtinë,
01/03/2026
Të premten, ministrja Mimoza Kusari-Lila, në vazhdën e takimeve njoftuese për marrjen e detyrës Ministre e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ka pritur në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj.
“Me Ambasadorin diskutuam për bashkëpunimin tonë ekonomik, për mundësitë e reja për thellimin e këtij bashkëpunimi, si dhe për vazhdimësinë e nismave paraprake, siç është Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni, i cili këtë vit do të mbahet në Prishtinë”, ka potencuar ministrja Kusari-Lila.
Ajo ka deklaruar se Sllovenia mbetet një shtet partner i përkushtuar dhe model për rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.