Lajme

Ministrja Kusari-Lila takoi bashkatdhetarët në Toronto të Kanadasë për mundësitë e investimeve në Kosovë

Prishtinë, 05/03/2026

Ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, gjatë vizitave dhe takimeve me bashkatdhetarë në Kanada, ka theksuar se siç e do rendi dhe si është e mbara, vizitën në Toronto e përmbyllëm me një takim shumë të veçantë me bashkatdhetarët tanë nga komuniteti i biznesit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kanada.

Gjithashtu, ajo ka thënë se bashkë me përfaqësues të bizneseve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, zhvilluam një diskutim të hapur për mundësitë e investimit në Kosovë dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që diaspora jonë mund të ketë në zhvillimin ekonomik të vendit.  
“Folëm për reformat që po ndërmerren për përmirësimin e ambientit të biznesit për krijimin e kushteve më të favorshme për investime dhe për ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve tona dhe atyre në diasporë”, ka bërë të ditur ministrja Kusari-Lila.
 

Ministrja ka vlerësuar së diaspora jonë në Kanada dhe kudo në botë mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës. Po asht, përvoja, rrjetet ndërkombëtare dhe kapitali i tyre janë një potencial i jashtëzakonshëm për projekte të reja, partneritete strategjike dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve tona.
 

Ajo ka thënë se është mirënjohëse për punën dhe angazhimin e Ambasadorit të Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, Konsullit të Përgjithshëm, Kadri Dakaj, si dhe gjithë stafit të Ambasadës së Kosovës në Ottawa dhe të Konsullatës në Toronto për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve me komunitetin tonë në Kanada.
 

Kusari-Lila ka shpreh kënaqësinë e saj duke potencuar se gjithmonë është kënaqësi të takosh bashkatdhetarë, që me punën dhe suksesin e tyre jashtë vendit vazhdojnë të mbeten të lidhur ngushtë me Kosovën dhe të kontribuojnë për të ardhmen e saj.