Lajme

Ministrja e Mimoza Kusari-Lila priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, z. Tanigaki Hiroyasu

Prishtinë, 12/03/2026

Ministrja Kusari-Lila takoi të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, z. Tanigaki Hiroyasu, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Japonisë.

“E falënderova z. Hiroyasu për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, prej periudhave më të vështira të vendit e deri tek procesi i shtetformimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë”, ka theksuar ministrja.

Gjatë takimit është diskutuar për pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo në Japoni vitin e kaluar, pjesëmarrje e cila ka ndikuar pozitivisht në promovimin dhe përmirësimin e imazhit të vendit tonë tek publiku japonez.

U vlerësua nga të dy palët se vizita e delegacioneve të bizneseve japoneze në Kosovë. Që ka pasuar pjesëmarrjen në Osaka Expo, për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi tregtar.

I ngarkuari me punë Hiroyasu, shprehu interesin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për rritjen e investimeve të kompanive japoneze në Kosovë.

Në këtë temë, Kusari-Lila ka prezantuar prioritetet e ministrisë, përfshirë zhvillimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit, krijimin e agjencive të reja, ndërtimin e parqeve të gjelbra industriale dhe avancimin e politikave mjedisore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe politikat e reja për promovimin e inovacionit sipas modeleve më të mira të aplikuara në vendet e zhvilluara.

Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Japoninë dhe për të krijuar më shumë mundësi për investime dhe zhvillim ekonomik.