THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
Prishtinë,
07/04/2026
Bëhu pjesë e stendës shtetërore të Kosovës në panairin ndërkombëtar “World In Paris 2026” në Paris të Francës, 30 prill – 11 maj 2026.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes KIESA-s, fton bizneset kosovare nga sektorët:
• Turizëm dhe trashëgimi kulturore
• Gastronomi dhe ushqim
• Pije
• Produkte higjienike
Të aplikojnë për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre në një panair ndërkombëtar.
KIESA mbulon:
• Hapësirën ekspozuese
• Ndërtimin e stendës
• Regjistrimin (deri në 15 biznese)
• Energjinë elektrike dhe pastrimin
Bizneset mbulojnë:
• Udhëtimin dhe akomodimin
• Ushqimin
• Materialet promovuese
Afati për aplikim: 15.04.2026
Aplikoni duke dërguar dokumentet në:
export.kiesa@rks-gov.net
Dokumentet e detyrueshme për aplikim:
• Formulari i aplikimit
• Certifikata e regjistrimit të biznesit
• Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar
• Vërtetim nga gjykata (jo më i vjetër se 30 ditë)
• Deklarata nën betim
• Vërtetimi i qarkullimit (ATK) për 2024/2025
• Vërtetimi tatimor (jo më i vjetër se 90 ditë)
Përzgjedhja do të bëhet për 15 biznese bazuar në kritere si: produktet, gjuhët e huaja, eksportet, certifikimet, përvoja në panaire dhe qarkullimi vjetor.
Sesion informues:
07.04.2026, ora 15:00