Kusari-Lila: Nga vizioni në veprim, mbështetje për gratë në biznes
Prishtinë,
07/04/2026
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pasur një takim frymëzues me përfaqësueset e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, Linda Shala dhe Lindita Kastrati, ku kanë diskutuar për iniciativa konkrete në fuqizimin ekonomik të grave ndërmarrëse.
Përfaqësueset e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës prezantuan aktivitetet, arritjet dhe vizionin për të ardhmen, ndërsa janë dakorduar për realizimin e projekteve të përbashkëta, që synojnë mbështetjen dhe avancimin e grave në biznes, siç janë Konferencat Rajonale.
Kusari-Lila është shprehur se do të krijohen hapësira motivuese për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe zgjerim bashkëpunimesh, duke ndërtuar një ekosistem të fortë mbështetës për gratë në biznes, përmes një ambienti dinamik në përkrahje të tyre.
Sipas saj, synimi ynë është i qartë, të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të thyejmë barriera dhe të promovojmë zhvillimin ekonomik rajonal përmes inovacionit, tregtisë dhe rritjes së konkurrueshmërisë së grave ndërmarrëse.
Ajo tha se ne besojmë fuqishëm në potencialin e grave dhe do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht që ato të depërtojnë fuqishëm në treg dhe në çdo sferë të jetës.