Ministrja Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turko-Kosovare
Prishtinë,
17/04/2026
Ministrja Mimoza Kusari-Lila priti në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turko-Kosovare, z. Orçun Özdemir, z. Ibrahim Akyol, z. Meriton Sunduri dhe znj. Seda Ulukaya, me të cilët kanë diskutuar gjerësisht për çështje me interes të përbashkët të dy ekonomive të dy vendeve.
Ajo tha se diskutuam për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe përgatitjet për vizitën e ministrit të Tregtisë së Turqisë, z. Ömer Bolat.
Ministrja tha se duhet kushtuar një vëmendje të veçantë avancimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, që ajo të zgjerohet dhe të përfshijë edhe sektorin e shërbimeve, përveç produkteve.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për rritjen e prezencës së investimeve turke në sektorin e prodhimit, ku deri më tani, kompanitë turke kanë qenë kryesisht të përqendruara në sektorin e shërbimeve, sidomos në energji dhe aviacion, por ekziston potencial i madh për zgjerimin e tyre në sektorin e prodhimit.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Odës Turko Kosovare bën të ditur për interesin në rritje të kompanive prodhuese turke për të investuar në Kosovë, duke e parë vendin tonë si një destinacion strategjik për eksport drejt tregjeve evropiane dhe më gjerë.