Kusari-Lila mirëpriti Ambasadorin e Gjermanisë, z. Rainer Rudolph
Prishtinë,
17/04/2026
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila mirëpriti në takim, Ambasadorin e Gjermanisë, z. Rainer Rudolph, të shoqëruar nga z. Daniel Alker nga Ambasada Gjermane në Kosovë.
Me këtë rast, ministrja tha se gjatë takimit i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ofron për popullin e Kosovës dhe projektet konkrete pranë ministrisë sonë.
Po ashtu, ajo tha se biseduam për planet e Ministrisë për zhvillimin e parqeve Industriale të gjelbra, si një mundësi konkrete për investime të reja gjermane në Kosovë.
Kusari-Lila ka theksuar gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm që tashmë ekziston mes kompanive gjermane dhe bizneseve vendore, si dhe interesimin në rritje të bizneseve gjermane për investime në Kosovë.
Ajo e bëri të qartë se Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, ndërsa diaspora jonë vazhdon të luajë rol të jashtëzakonshëm në këtë bashkëpunim.
Ministrja ka shtuar se diskutuam gjithashtu për organizimin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, që do të mbahet në qershor 2026, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, duke e përfshirë tashmë edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit si pjesë e organizimeve të kësaj jave.
Po ashtu, ministrja tha se folëm edhe për avancimin e arsimit dual sipas modelit gjerman, për të lidhur më mirë aftësitë e të rinjve me nevojat e tregut të punës.
“Bashkëpunimi mes dy shteteve tona është me vlerë dhe i rëndësisë së lartë dhe kjo vlerë po vazhdon e rritet çdo ditë në të mirë të popujve tanë”, theksoi ministrja Kusari-Lila.