Lajme

4,699 biznese te reja janë regjistruar gjatë periudhës janar-prill të këtij viti

Prishtinë, 06/05/2026

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, janë regjistruar 4,699 biznese te reja, ndërsa janë shuar 477.

Gjatë periudhës 1 janar deri më 30 prill 2026, janë regjistruar 4,699 biznese të reja, sipas llojit të bizneseve:

 1,119 - Biznese Individuale;

 3,561 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;

 12 Degë të Shoqërive të Huaja;

 6 Shoqëri Aksionare;

 1 Zyrë e Përfaqësisë së Huaj.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë shuar gjithsej 477 biznese, sipas llojit të bizneseve:

 371 Biznese Individuale;

 99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;

 6 Degë të Shoqërive të Huaja;

 1 Ortakëri e Përgjithshme.

Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare mbeten të përkushtuara në mbështetje të përhershme të bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim.