1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përbëhet nga:
1.1. Sekretari i Përgjithshëm;
1.2. Stafi Profesional; dhe
1.3. Personeli Mbështetës.
2. Nëpunësit civil profesional dhe mbështetës në kuadër të Zyrës së Sekretarit janë:
2.1. Zyrtari i lartë ekzekutiv; dhe
2.2. Zyrtari administrativ.
3. Pozitat e tjera që i përgjigjen drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm:
3.1. Zyrtari i lartë certifikues.
4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura, ligjit përkatës për zyrtarët publik, rregulloren përkatëse për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
5. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, përcaktohen me legjislacionin për zyrtarët publikë.
6. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është katër (4).
Sebahate Bushrani, Zëvendësues e Sekretarit të Përgjithshëm