Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:

1.1. Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve ligjore në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit me njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë përkatëse;

1.2. Është përgjegjës për finalizimin e projekt-aktit normativ;

1.3. Në bashkëpunim me departamentet, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt-akteve normative, siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ministria

përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian-Acqius të BE-së, duke përfshirë përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP);

1.4. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi iministrisë sipas këkrkesës;

1.5. Bashkëpunon me Zyrën Ligjore të Kryeministrit për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe për aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit;

1.6. Identifikon probleme të zbatimit të akteve normative;

1.7. Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë përkatëse në Gjykatë;

1.8. Koordinon aktivitetet për zbatimin e legjislacionit me njësitë përkatëse të ministrisë si dhe me ministritë tjera dhe Qeverinë

Kontakti:
 Rexhep  BLLACA, Drejtori i Departamentit Ligjor; 
Email: rexhep.bllaca@rks-gov.net 
Tel.:  +383 (0) 3820036588

Në kuadër të Departamentit ligjor janë edhe divizionet, si:

-  
Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;