Kosova tashmë mund të marrë pjesë në programet e COSME-s
Ju njoftoj që në kuadër të programit COSME, në linkun e mëposhtëm mund të gjeni shpalljen për aplikim për Europe Entreprise Network.
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/cosme-een-ga4-kosovo;freeTextSearchKeyword=COS-EEN-GA4-2020-2021;typeCodes=0,1;statusCodes=31094501,31094502,31094503;programCode=null;programDivisionCode=null;focusAreaCode=null;crossCuttingPriorityCode=null;callCode=Default;sortQuery=openingDate;orderBy=asc;onlyTenders=false;topicListKey=topicSearchTablePageState
COSME ofron mundësi financimi për NVM dhe organizatat e bizneseve në Kosovë me anë të lehtësimit të qasjes në fonde, duke ofruar mbështetje për ndërkombëtarizimin dhe qasjen në tregje, duke e krijuar një mjedis të favorshëm për konkurueshmëri dhe inkurajimin e ndërmarrësisë.
Europe Entreprise Network është shtylla e dytë e programit COSME. Objektivat e komponentit të 2-tè tè COSME synojnë të ndihmojnë bizneset të hyjnë në tregjet e BE-së dhe më gjerë. Ky program financon instrumenta si: One-stop-shop për SME-të, qè shpërndajnë informacione pèr SME-të, se si ato të zgjerohen jashtë tregut evropian, Studime analitike (studime mbi hartizimin e mbështetjes së biznesit për BE jashtë, Fushata ndërgjegjësimi dhe trajnim, Shkëmbime të praktikave të mira dhe workshope.
EEN-është rrjeti më i madh në botë për SME-të, që ndihmon bizneset ambicioze evropiane për: Të rritur konkurrueshmërinë, Të zgjeruar biznesin e tyre në Evropë dhe më tej, Të rritur kapacitetet e tyre inovuese, Të ofruar shërbime si të aksesohen fondet e EU dhe pjesëmarrjen në programe si Horizon 2020, COSME.
Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve tona dhe ndërmarrësve të rijnë për tu zhvilluar edhe më tutje, prandaj të përdoren fondet si COSME dhe të ngjashme për të intensifikuar dhe më tutje qasjen në tregje ndërkombëtare dhe rajonale.