Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Tregtisë janë:
1. Ofron mbështetje dhe promovon lëvizjen e lirë të mallrave, të shërbimeve tregtare dhe të kapitalit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
1.1. Propozon dhe harton politikat tregtare të Kosovës, duke siguruar përafrimin e tyre me legjislacionin përkatës të BE-së dhe OBT-së;
1.2. Koordinon aktivitetet për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së;
1.3. Analizon zbatimin e politikave tregtare bazuar në ecurinë e shkëmbimeve tregtare, çmimeve etj.
1.4. Analizon lëvizjen e çmimeve në treg dhe propozon marrjen e masave mbrojtëse dhe masave antidamping;
1.5. Përcjellë lëvizjen e çmimeve dhe propozon politikat për furnizim të qëndrueshëm të tregut me artikuj strategjik;
1.6. Koordinon aktivitetet për arritjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me partnerë të tjerë tregtarë;
1.7. Organizon aktivitetet për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë;
1.8. Promovon tregtinë e jashtme, nxit konkurueshmërinë e kompanive vendore dhe ndihmon në rritjen e eksportit vendor;
1.9. Shqyrton dhe propozon krijimin e zonave të lira tregtare në territorin e Kosovës.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Tregtisë është katërmbëdhjetë (14).