14/04/2021
|
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrin Getoar Mjeku dhe këshilltaren e lartë Leman Hatashi, ka pritur dje ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, këshilltarja rajonale, znj. Kathrin Ochsenbein, dhe atasheja, znj. Gil Bösch.