1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Tregtare janë:
1.1. Siguron zbatimin e politikave tregtare, në pajtim me legjislacionin dhe dokumentet strategjike përkatëse;
1.2. Propozon, harton dhe analizon politikat tregtare në Republikën e Kosovës;
1.3. Ushtron veprimtari në cilësi të Sekretariatit për Këshillin për Politikë Tregtare.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Politika Tregtare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Tregtare është katër (4).