1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtjen e Tregut janë:
1.1. Koordinon aktivitetet rreth hartimit të legjislacionit për anti-dumping dhe masat kundër vepruese, duke siguruar përputhjen me standardet dhe praktikat e BE-së dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë;
1.2. Analizimi i zgjidhjeve të kontestit të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe BE-së për vendimet e Organit të Apelit (OA) lidhur me Mjetet Ligjore Tregtare për të siguruar përputhshmëri me obligimet, si dhe me Marrëveshjet përkatëse të BE dhe OBT;
1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime mbi çështjet që kanë të bëjnë me anti-dumping dhe masat kundër-vepruese;
1.4. Monitorimi i ndërmarrjeve në koordinim me Autoritetet Doganore dhe ndërpret ose finalizon masat e përkohshme;
1.5. Ofron zgjidhje dhe propozon mjete ligjore për mbrojtje të tregtisë dhe siguron që masat e shqiptuara janë në përputhje me dispozitat e marrëveshjeve për subvencionet anti-dumbing dhe masat mbrojtëse.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtjen e Tregut, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbrojtjen e Tregut është tre (3).