Rreth Projektit
Projekti i Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP) financohet nga Grupi i Bankës Botërore (Lidhja 1) dhe zbatohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Qëllimi i Projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksportit është që të forcojë kapacitetin e institucioneve të zgjedhura publike në Kosovë që të kontribuojnë në përmirësimin e eksportit dhe konkurueshmërisë së sektorit privat.
Projekti kërkon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe gatishmërinë e eksportit të bizneseve duke përmirësuar infrastrukturën kombëtare të cilësisë, duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) me potencial eksporti, dhe duke reformuar sistemin e inspektimeve të bizneseve. Rritja e produktivitetit, përmirësimi i cilësisë së produktit dhe ulja e kostos për inspektimet e biznesit janë hapa thelbësorë për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe gatishmërinë për eksport për bizneset në Kosovë.
Projekti do të kontribuojë në përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe gatishmërinë për eksport për bizneset duke modernizuar Infrastrukturën Kombëtare të Cilësisë (NQI), duke mbështetur NVM-të me potencial eksporti dhe duke reformuar sistemin e inspektimeve të biznesit. Kosova është një nga vendet më pak të integruara në rajon dhe tregon performancë shumë të ulët të eksportit. Eksportet pengohen nga mungesa e NQI adekuate, një e mirë publike që është e kushtueshme për çdo agjent privat të financojë në një nivel sistemik. Për më tepër, ekziston një nevojë urgjente për të mbështetur NVM-të për të zbutur asimetrinë e informacionit dhe për të kapërcyer koston e lartë fikse të hyrjes së eksportit duke i ndihmuar ata të përmirësojnë cilësinë e produkteve të tyre, të futen në zinxhirin rajonalë të vlerave dhe të përmirësojnë aftësitë përkatëse të punonjësve të tyre. Për më tepër, Kosova ka numrin më të madh të inspektimeve individuale nga të gjitha vendet fqinje, gjë që paraqet një ngarkesë të konsiderueshme rregullative dhe përputhje për bizneset.
Projekti do të financojë tre nënkomponentët e mëposhtëm:
(i) Përmirësimi i NQI dhe mbështetja e njohjes ndërkombëtare të tij,
(ii) Mbështetja e bizneseve për të përmirësuar gatishmërinë për eksport, dhe
(iii) Reformimi i sistemit të inspektimeve të biznesit.