Përmirësimi i IKC dhe mbështetja e njohjes ndërkombëtare të tij

Kjo nënkomponent mbështet njohjen ndërkombëtare të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë (NQI). Projekti do të ndihmojë Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës (DAK) të bëhen të kualifikuar për të nënshkruar Marrëveshjet e Njohura Reciprokisht me Komitetin Ndërkombëtar për Peshat dhe Masat dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Akreditimit të Laboratorve / Forumin e Akreditimit dhe mbështetjes së koordinuar për qëndrueshmërinë e sistemit të IKC-së.

Këto përpjekje do të ndihmojnë laboratorët ekzistues vendas (dhe tërë IKC-së të Kosovës) të njihen nga tregjet me vlera të larta, siç është Bashkimi Evropian, dhe kështu të zvogëlojnë kostot e bizneseve për të marrë raporte dhe çertifikata të njohura ndërkombëtarisht.

Kjo nënkomponent do të financojë pajisjet, ndërtimin e kapaciteteve, dhe sistemet e Teknologjisë Informative (TI) (i) për të mbështetur Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës për të azhurnuar laboratoret e zgjedhura të metrologjisë, trainimin e stafit të tyre për të përdorur pajisjet e reja dhe ndërtimin e aftësive të tyre për të përmirësuar gjurmueshmërinë dhe krahasimet ndërlaboratorike - pengesat kryesore që Agjencia e Metrologjisë së Kosovës duhet të tejkalojë për të nënshkruar Marrëveshjet të Ndërsjella të Njohura me organizatat ndërkombëtare; (ii) të mbështesë Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës me sistemet e TI-së për ndërveprimin dhe shkëmbimin e të dhënave, të cilat do të sigurojnë që agjencitë përkatëse të kenë mundësi të përdorin informacione rreth standardeve dhe rezultateve të testimit të laboratorëve, dhe të sigurojnë që akreditimi i laboratorëve të Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare; dhe (iii) për të përmirësuar koordinimin për qëndrueshmërinë e sistemit të IKC-së duke mbështetur krijimin e një Komiteti Kombëtar të Infrastrukturës së Cilësisë (KKIC) me pjesëmarrjen e sektorit privat dhe duke përmirësuar vetëdijen e publikut për standardet ndërkombëtare dhe harmonizimin e kërkesave.