Jump to Main Content
Në emër të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Zëvendësministri i MINT, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në përmbylljen e programit ACCES: “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, ku gjatë katër viteve ka mbështetur 62 biznese në zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë.
Më shumë
Pas takimit me delegacionin nga Saranda të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës zotëri Adrian Gurma, Ministrja Rozeta Hajdari së bashku me kryetarët e komunave Prishtinë dhe Gjakovë, zotërinjët Përparim Rama dhe Ardian Gjini, me Ambasadorin Qemal Minxhozi dhe përfaqësues të operatorëve turistikë, të Sarandës e Kosovës dhe qytetarë të Prishtinës, përmbyllën aktivitetet e “Ditëve të Sarandës në Kosovë”, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, me prezantime të ofertës turistike, destinacione, kulturë e art, agroturizëm dhe muzikë e valle që bashkuan vlerat kulturore të pasura nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjatë ditëve të fundit të panaireve të turizmit në Prishtinë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pritur në takim edhe delegacionin nga Shqipëria, Bashkia e Sarandës, të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma me ndërmarrës të suksesshëm nga rajoni i Sarandës dhe të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemajl Minxhozi
Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës “UBT Accelerator”, që do të shërbejë për zhvillimin e ideve inovative dhe për krijimin e përparësive teknologjike në vend dhe rajon.
Në Qendrën e Panaireve në Shkabaj, ne ditët e fundit është bërë hapja e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2022”. Në këtë ngjarje të rëndësishme për industrinë dhe ekonominë e vendit tonë, të ftuar ishin përfaqësues nga institucionet qendrore, lokale si dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve te rajonit.
Plani i prokurimit - CERP