1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Industrisë janë :
1.1. Hulumton, harton raporte statistikore dhe analitike për industrinë përpunuese si dhe propozon dhe harton politikat industriale sektoriale dhe nën sektoriale, për zhvillimin e industrisë në Kosovë;
1.2. Ofron përkrahje në krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe kushteve të favorshme për nxitjen e konkurueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë prodhuese në Kosovë;
1.3. Analizon dhe monitoron zbatimin e politikave për zhvillimin industrial në Kosovë si dhe të programeve përkrahëse për NMV-të;
1.4. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet e hartimit të politikave me institucionet zbatuese, veçanërisht me KIESA, si dhe institucionet tjera politikë- bërëse;
1.5. Udhëheq dhe koordinon dialogun publiko-privat për zhvillimin e sektorëve prodhues industrial, rritjen e konkurueshmërisë dhe eksporteve;
1.6. Hulumton, analizon dhe propozon politika për ngritjen e infrastrukturës së cilësisë;
1.7. Siguron harmonizimin e legjislacionit vendor për lëvizjen e lirë të mallrave me legjislacionin e BE-së;
1.8. Udhëheq dhe koordinon aktivitet me institucionet tjera për zbatimin e procedurave të notifikimit për fushën e legjislacionit i cili e mbulon lëvizjen e lirë të mallrave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara;
1.9. Koordinon shtyllat e infrastrukturës së cilësisë dhe inspektoratin e tregut në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit;
1.10.Udhëheq dhe koordinon procedurat për emërimin e trupave për vlerësim të konformitetit, sipas rregulloreve teknike përkatëse të cilat hartohen nga Departamenti i Industrisë, me qëllim të funksionalizimit të sistemit të përputhshmërisë së produkteve;
1.11. Monitoron zbatimin e legjislacionit në fushën e industrisë (prodhuese);
1.12. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale brenda ministrisë dhe institucioneve tjera;
1.13. Menaxhon dhe mirëmban regjistrin e Rregullave Teknike, Trupave të Emëruar për Vlerësimin e Konformitetit, Dokumenteve të Huaja dhe Shenjave të Konformitetit;
2. Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Departamenti i Industrisë përbëhet nga dy Divizione:
3.1. Divizioni për Politika Industriale,
3.2. Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë; dhe
4.Numri i të punësuarve në Departamentin e Industrisë është trembëdhjetë (13).