Pika e Kontaktit për Produkte të Ndërtimit ofron informata në lidhje me kërkesat për produktet e ndërtimit në Republikën e Kosovës.
Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me Vendimin Nr.Prot.1078 të datës 22.07.2019 ka caktuar Divizionin për Infrastrukturë të Cilësisë si Pikë Kontakti për Produktet e Ndërtimit duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 06/L-033 për Produkte të Ndërtimit.
Pika e kontaktit siguron qasjen në rregullat teknike kombëtare në lidhje me produktet e ndërtimit në Republikën e Kosovës dhe ofron informata në lidhje me dispozitat që duhet të arrihen për të përmbushur kërkesat themelore për punimet ndërtimore të aplikueshme për përdorimin e synuar të produktit ndërtimor.
Pika e Kontaktit për Produkte të Ndërtimit ofron këshilla pa pagesë.
Kontakti
e-mail: cpcp@rks-gov.net
Adresa: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Industrisë, Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë – Pika e Kontaktit për Produkte të Ndërtimit,
Rruga Muharrem Fejza, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Dokumente të rëndësishme
Ligji Nr. 06/L-033 për Produkte të Ndërtimit.
Vegëza të rëndësishme:
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18217
https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/7354BDB9-C5AC-4E29-B202-A1C95DFEEB65.pdf