1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Industriale janë:
1.1. Propozon dhe harton politikat sektoriale dhe nën sektoriale industriale dhe siguron zbatimin e tyre;
1.2. Ofron mbështetje në krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe kushteve të favorshme për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm industrial në Kosovë;
1.3. Propozon masa konkrete në avancimin e industrisë kosovare;
1.4. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e industrisë, në përputhje me legjislacionin përkatës evropian;
1.5. Propozon ofrimin e autorizimit laboratorëve testues, trupave çertifikuese dhe inspektuese me qëllim të funksionalizimit të sistemit të përputhshmërisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Politika Industriale, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Industriale është gjashtë (6).