Jump to Main Content
Pas 2 vite negociatash të suksesshme në 4 raunde, ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-së, me Ministrat homolog të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës dhe prezencën e Kryeministrit Kurti, Ministrja Hajdari nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA- së, me 22 janar të këtij viti 2025 bashkë në "House of Switzerland" në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
Më shumë
Unicron është e specializuar në fushën e konstruksioneve prej çeliku dhe ofron shërbime që përfshijnë projektimin, fabrikimin dhe ngritjen e strukturave të çelikut.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ishte sot në vizitë të ndërmarrja prodhuese InterAlumin në Pejë, për të parë nga afër punën e prodhuesve vendor, që po e vendosin Kosovën në hartën botërore.
Në Davos, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me Kryeministrin, z. Albin Kurti, nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-së.
Në një ceremoni të mbajtur dje në Vjenë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencia e Vjenës për Biznes (VBA), kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) për të forcuar bashkëpunimin në mes tyre.
Sot me datë 15.01.2025 me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi në disa rajone të Republikës së Kosovës, tek subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme - objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha objektet tjera të institucioneve paralele.
Mentor Arifaj Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë