Jump to Main Content
Gjatë fjalës së saj hyrëse, Ministrja Hajdari vuri në theks rëndësinë e dialogut të hapur midis akademisë, industrisë dhe qeverisë, si një bashkëpunim i strukturuar trekëndësh, me rezultat në zgjidhje inovative që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe kalimin drejt një ekonomie të gjelbër. Ajo shprehi përkushtimin qeveritar në zbatimin e politikave që mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve. "Një nga këto politika është pikërisht Politika Industriale 2030, e miratuar në qershor të vitit 2023 dhe tashmë në zbatim, që luan një rol të madh në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e industrisë prodhuese dhe përpunuese.
Më shumë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajti sot takim parapërgatitor me bizneset që do të marrin pjesë në panairin e gastronomisë shqiptare “Global Albanian Gastronomy Festival”, i cili do të mbahet në Berlin të Gjermanisë nga data 02 deri më 03 tetor 2024.
Në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Greqi 2024, që u mbajt sot në Prishtinë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, zhvilloi një takim bilateral me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kostas Fragogiannis.
Sot, në Prishtinë, u zhvillua Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi 2024, organizuar nga Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), në bashkëpunim me agjencinë homologe greke, Enterprise Greece. Pjesëmarrës në këtë forum ishin përfaqësues të lartë institucional dhe nga komuniteti i biznesit të të dyja vendeve, duke dëshmuar një perspektivë premtuese për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Greqisë.
Task-Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, sot me datën 04.09.2024 në bashkëveprim ndërinstitucional në përbërje të Zyrës për të Drejtat e Autorit MKRS, Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe të Policisë së Kosovës - Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.
Ky certifikim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në rajon dhe për Kosovën në veçanti. Ministrja Hajdari përgëzoi të gjithë udhëheqësit malor për përkushtimin dhe sukseset e tyre, duke theksuar mbështetjen e saj dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të shndërruar Kosovën në një destinacion tërheqës dhe konkurrues në rajon.
Tel.: +383 (0) 38-200-36-566 +383 (0) 38-200-36-581